|
|||
| Kurs themelor për homeopati klinike |
Qendra për Trajnim Edukativ e Kryqit të Kuq të RM-së (QTE), organizon kurs themelor për homeopati klinike, që do të mbahet prej muajit prill e deri në korrik të vitit 2010.Kursi themelor për homeopati klinike organizohet për punëtorë shëndetësor me arsimim të lartë: mjekë të medicinës, mjekë të stomatologjisë, farmaceut të diplomuar dhe mjekë të medicinës veterinare. Ligjerues në kurs është Dr. Biljana Gjuroska, mjekeshë e mjekësisë dhe homeopat me qertifikatë. Kursin e homeopatisë klinike e ka kryer në Fakuktetin e mjekësisë në Sofje.
Ligjeratat do të mbahen dy herë në javë me fillim prej orës 18:00. vizituesit e kursit do ti marrin materialet e nevojshme edukative për përcjelljen e ligjeratës. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar prej 20 personave, kurse regjistrimi do të realizohet sipas sistemit i pari i paraqitur, i pari i regjistruar. Çmimi për kursin themelor për homeopati klinike është 3.500,00 denarë. Në fund të kursit secili pjesëmarrës do të marrë qertifikatë për kursin e mbaruar për homeopati klinike. Parqitja përfundimtare për pjesëmarrje në këtë kurs është më 15.03.2010, ndërsa kursi do të fillojë më 01.04.2010. Paraqitja duhet të bëhet në QTE në tel. 02/ 3114 355 lok.136, tek udhëheqësi i QTE, Danijell Todorovski. |


Qendra për Trajnim Edukativ e Kryqit të Kuq të RM-së (QTE), organizon kurs themelor për homeopati klinike, që do të mbahet prej muajit prill e deri në korrik të vitit 2010.









