|
|||
| Statcioni malor shpetues Vodno |
|
Statcioni per shpetim ne Vodno, prone e Kryqit te kuq te qytetit te Shkupit, i pari dhe i vetmi ne Maqedoni, funksionon tre vjet. Tre vjet te cilat do te thojne shume per sigurine dhe vizitoret e shumte te malit Vodno. Posacerisht, me ndertimin e Kryqit te mileniumit dhe me asfaltimin e rruges deri ne maje te malit, numri i vizitoreve dhe turisteve eshte rrit dukshem ndersa eshte rrit edhe rreziku prej lendimeve te ndryshme dhe nevoja per kujdesin e tyre. Megjithate, vullnetaret e Kryqit te Kuq te Shkupit, me saktesisht ekipit per shpetim ne male te cilet jane te aftesuar per dhenie profesionale, te shpejte dhe efikase te ndihmes gjate periudhes se kaluar ishin garance per sigurine e vizituesve ne malin Vodno. Ata gjate vikendeve dhe festave siguruan kujdestari per Statcionin per shpetim prandaj rezultatet jane te dukshme. Gjate vitit 2007 atje kishte rreth 150 intervenime. Te lenduarve lehte ndihma e pare iu ofrua ne vendin e ngjarjes ndersa te lenduarve me rende, pas ndihmes se pare me automjete te Kryqit te Kuq u transportuan deri te enti me i afert shendetesor. Pervec intervenimeve nga ndihma e pare, maloret kujdestare iu ndihmuan edhe vizitoreve per orientimin e tyre, organizuan kerkim per personat e humbur, nepermjet te ushtrimeve konkretizuese i edukonin vizitoret, i shenjonin shtigjet etj. Per informim me te mire te qytetareve, Kryqi i Kuq i qytetit te Shkupit hartoi nje fllaer me permbajtje informative per punen e statcionit per shpetim dhe me telefon kontaktues te saj. Kontakt: 02/3177-026, mob 075/928-587 |













